Ndërlidhjet

Policia gjermane bastis grupet islamike


Policia ka bastisur sot shtëpi dhe shkolla religjioze të lidhura me dy grupe islamike në tri shtete gjermane.

Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se bastisja në qytetet perëndimore të Monçengladbah, Braunshuig dhe Bremen, kishin në shënjestër grupet salafiste Ftesa për Parajsë dhe Qendra Kulturore Islamike në Bremen.

Salafizmi është lidhur shpesh me komplotet terroriste dhe kërkon të ringjallë doktrinën myslimane që daton nga epoka e shekullit të 6-të të profetit Muhamed.

Deklarata tha se dy grupet dyshohen se “dëshironin të krijonin një teokraci të re islamike që punon kundër rendit demokratik në Gjermani”.

Autoritetet gjermane thanë se kërkimet ishin pjesë e një strategjie afatgjate për të ndaluar dy grupet, të cilat kishin bashkëpunim të ngushtë.
XS
SM
MD
LG