Ndërlidhjet

Bramertz: Serbia të bëjë shumë më tepër


Prokurori për krime luifte i Tribunalit të Hagës, Sergj Brametz tha se Serbia ka përpara një “rrugë të gjatë” për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar se po bën gjithçka është e mundur për të kapur të akuzuarin për gjenocid Ratko Mlladiqin.

Ai tha se Beogradi po bashkëpunon, por duhet që të jetë “shumë më aktiv” dhe të "veprojë shpejt në dhënien e informacioneve".

Bashkimi Evropian në muajin tetor u pajtua që të shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për anëtarësimin në BE si shpërblim për qëndrimin e butë ndaj Kosovës, por po i kërkon që në këmbim të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhë që t’i sjellë para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte.
XS
SM
MD
LG