Ndërlidhjet

SHBA: Forcat ajrore bllokojnë qasjen në dokumentat e WikiLeaks-it



Forcat ajrore amerikane kanë bllokuar për punonjësit e tyre qasjen në faqet e internetit që publikojnë dokumentat e nxjerra nga WikiLeaks-i.

Në mesin e 25 faqeve të ndaluara janë dhe "New York Times" dhe "Guardian". Dy të përditshmet, një amerikane dhe tjetra britanike, janë në mesin e pesë gazetave që kanë botuar pjesë nga dokumentat e WikiLeaks-it. Kjo e fundit ka nxjerrë 250 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Forcat ajrore amerikane thanë se është e papërshtatshme që punonjësit e tyre të shohin këto dokumenta.
XS
SM
MD
LG