Ndërlidhjet

logo-print

100 të plagosur e 40 në parburgim pas protestave në Romë



Rreth 100 njerëz, në mesin e të cilëve protestues e policë, janë plagosur gjatë përleshjeve në Romë. Protestat u kthyen në të dhunshme pasi kryeministri Berluskoni i mbijetoi votëbesimit në parlament.

Raportet e mediave tregojnë se demostruesit thyen vitrinat e dyqaneve dhe i vunë zjarrin makinave. Mbi 40 protestues janë dërguar në paraburgim.

Kryeministri 74 vjeçar i Italisë gjatë kohëve të fundit është akuzuar për një numër skandalesh me prostituta dhe korrupsion.
XS
SM
MD
LG