Ndërlidhjet

Nis dhënja e vendimit për rastin Khodorovski



Një gjykatë në Moskë pritet të nisë sot dhënjen e vendimit në gjykimin e dytë për Mikahil Khodorovskin, ish drejtuesi dhe pronari i komapanisë së naftës e gazit Yukos.

Dhënja e vendimit pritet të zgjasë me ditë për shkak të numrit të madh të dokumentave që duhen lexuar. Khodorovski akuzohet për vjedhje të rreth 27 miliardë dollarëve gjatë biznesit të kompanisë Yukos.

Mbështetësit e Khodorovskit thonë se akuzat janë të motivuara politikisht dhe plotësisht të pabaza. Khodorovski është një nga kritikët më të ashpër të Vladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG