Ndërlidhjet

Në Shkup takohen përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor



Sot në Shkup takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi dhe përfaqësues të SHBA-së. Sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme në Shkup, “do të shqyrtojnë çështjet lidhur me perspektivën e integrimit euroatlantik pas Samitit të Lisbonës dhe angazhimet e mëtejme për kontributin e vendeve partnere drejt stabilitetit të Afganistanit”.

Në këtë takim në cilësinë e vëzhguesve janë ftuar edhe ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, por, burime të ndryshme nuk përjashtojnë mundësinë e bojkotimit të këtij takimi nga ana e përfaqësuesit serb, nëse në takim merr pjesë ndonjë zyrtarë nga Kosova.

Takimi mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Kartën e Adriatikut dhe të komisionit të partneritetit mes shteteve fqinje. Në bazë të rrotacionit të përcaktuar, që nga mesi i vitit të ardhshëm me Kartën e Adriatikut, do të kryesojë Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG