Ndërlidhjet

Reuters: Thaçi nuk bën koalicion me Vetëvendosjen


Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaci ka thënë se është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përvec Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind, shumë më tepër sesa 48 për qindëshi i mesatares kombëtare.

“Kjo ka qene politikisht e planifikuar për të tërhequr vëemendjen prej fitores së thellë të PDK-së… në 20 komuna”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucione, ndërkohë që KQZ-ja ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.
I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione.

“Por, në asnjë rrethanë njerëzit që janë të korruptuar nuk do të jenë pjesë e qeverisë sime”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG