Ndërlidhjet

Reuters: Thaçi nuk bën koalicion me Vetëvendosjen


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, ka thënë se është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë do t'i zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind - shumë më tepër sesa 48 përqindëshi i mesatares kombëtare.

“Kjo ka qene politikisht e planifikuar për të tërhequr vëmendjen prej fitores së thellë të PDK-së… në 20 komuna”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucionet, ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione.

“Por, në asnjë rrethanë, njerëzit që janë të korruptuar, s'do të jenë pjesë e qeverisë sime”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG