Ndërlidhjet

Ndahet çmimi Saharov, laureati mungon



Parlamenti Evropian e ka nderuar me çmimin më të lartë një disident kubanez, por karrigeja e fituesit mbeti e zbrazët.

Guilliermo Farinas nuk ndodhej në ceremoninë në Strasburg, pasi qeveria kubane nuk e lejoi të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Saharov.

Më herët, Farinas tha se kjo nuk do ta ndalë atë apo aktivistët tjerë që të vazhdojnë të angazhohen për të drejtat e njeriut.

Kjo është hera e dytë brenda një jave ku fituesi i një çmimi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në ceremoninë e rastit nuk lejohet të jetë i pranishëm. Më 10 dhjetor në ndarjen e çmimit Nobel për Paqe nuk mori pjesë disidenti i burgosur kinez Liu Xiaobo.
XS
SM
MD
LG