Ndërlidhjet

Moska druan nga trazira të reja



Policia e Rusisë i ka bllokuar disa pjesë të Moskës për të parandaluar përplasjet e mundshme etnike pas trazirave që ndodhën para Kremlinit.

Masat u ndërmorrën pasi lëvizja ultranacionaliste u bëri thirrje ithtarëve të vet që të tubohen në qendër të kryeqytetit, për t'u përballur me bandat nga Kaukazi.

Tensionet etnike u nxitën në fillim të muajit pas sulmit të një tifozi të klubit futbollistik Spartak nga një grup të rinjsh nga jugu i Rusisë.
XS
SM
MD
LG