Ndërlidhjet

Kocijançiq: Marti të dalë me prova

  • RFE /RL

Brukseli ka reaguar ndaj pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilave, kryeministri Hashim Thaçi identifikohet si ‘bosi’ i mafias në Kosovë.

“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë zotin Marti që të dalë me prova”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.

Ndërkohë, edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka thënë se do ta shqyrtojë raportin me kujdes.

“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, do të donim të dëgjojmë prej tyre më formalisht”, ka thënë zëvendësshefi i EULEX-it, Endrju Sparks për agjencinë Reuters.



Reagimi i Beogradit dhe i Moskës

Sergei Lavrov dhe Vuk Jeremiq
Serbia dhe aleati i saj, Rusia, kanë reaguar ndaj raportit, i cili e implikon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në trafikimin e organeve të serbëve të burgosur.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i ka bërë komentet e tij pas takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

“Ky raport është sinjal se ka ardhur koha që tërë bota e qytetëruar të pushojë së mbylluri sytë para realiteteve të tmerrshme në Kosovë. Ky raport tregon se si është Kosova sot dhe kush janë liderët e saj. Ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të kërkojmë zgjidhje për çështjen e Kosovës”, ka thënë Jeremiq.

Lavrov ka thënë se informatat për trafikimin e organeve kanë dalë në sipërfaqe shumë kohë më parë dhe se Moska është “shumë e alarmuar” nga raporti i ri.
XS
SM
MD
LG