Ndërlidhjet

Transplanti mund të ketë shëruar njeriun nga AIDS-i



Një transplantim mjaft i pazakontë i gjakut mund ta ketë shëruar një amerikan që jeton në Berlin, i cili ishte in fektuar me virusin e AIDS-it, por mjekët thanë se kjo qasje nuk është për përdorim të gjerë.

Revista "Blood" (Gjaku) raporton se njeriut në të 40-tat, iu transplantua qeliza embrionale e gjakut në vitin 2007 për ta shëruar nga leukemia.

Tash, tre vjet më vonë, pacienti nuk tregon shenja të leukemisë apo infektim me virusin HIV.

Ekspertët thonë se procedura është tepër e rrezikshme për t'u bërë terapi standarde, madje edhe nëse gjenden dhurues përkatës.
XS
SM
MD
LG