Ndërlidhjet

Irak: Zbulohet komploti për sulme në Evropë dhe SHBA



Dy zyrtarë të Irakut thanë se qeveria ka siguruar rrëfime nga kryengritësit e kapur, të cilët pohojnë se Al Kaida planifikon sulme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjatë Krishtlindjeve.

Ministri i Brendshëm, Xhavad al-Bolani, tha se shpërthimet në Stokholm ishin pjesë e komplotit të pretenduar që e kanë zbuluar kryengritësit.

Në Nju Jork, ministri i Jashtëm, Hoshiar Zebari, i quajti pohimet "kërcënime kritike".

Ata thanë se Iraku e ka njoftuar Interpolin, si dhe autoritetet në SHBA dhe në Evropë.
XS
SM
MD
LG