Ndërlidhjet

BE: Lajçak emërohet drejtor ekzekutiv për Ballkanin


Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe Siguri e BE-së, Ketrin Eshton, e ka emëruar sot diplomatin sllovak Miroslav Lajçak në postin e drejtorit ekzekutiv për Ballkanin, Rusinë dhe vendet e lindjes.

Raportohet se Kristian Lefler është emëruar drejtore ekzekutive për Amerikën në shërbimin evropian për politikë të jashtme.

Ish shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, ishte përfaqësues i lartë i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG