Ndërlidhjet

logo-print

Ish kryeministreja ukrainase hetohet për korrupcion



Ish kryeministreja e Ukrainës, Julia Timoshenko tha se prokuroria e përgjithshme ka hapur hetime kriminale ndaj saj mbi akuzat për korrupcion, lidhur me fondet që ishin alokuar si pjesë e Protokollit të Kjotos.

Zyra e prokurorisë së përgjithshme tha se Timoshenko është urdhëruar të mos largohet nga Kievi.

Timoshenko tha se deri më tash, hetuesit nuk kanë ngritur aktpadi kundër saj.

Më herët, autoritetet ukrainase e arrestuan ish ministrin e mjedisit, Georgi Filipçuk, i cili hetohet për abuzime gjatë kohës kur ishte në detyrë.
XS
SM
MD
LG