Ndërlidhjet

Moskë: Arrestohen 1.000 vetë që të pengohet dhuna etnike



Policia e Moskës ka arrestuar më shumë se 1.000 njerëz në qendër të qytetit, në përpjekje për të parandaluar përleshjet etnike që shpërthyen pas vrasjes së një tifozi të futbollit.

Zëdhënësi i policisë, Viktor Birjukov, tha se shumica e arrestimeve janë bërë në stacionin e trenit Kievski, ku ishin dislokuar më shumë se një mijë policë për të përleshjen e cila ishte paralajmëruar të ndodhë atje.

Tensionet etnike në Moskë u nxitën gjatë fundjavës pasi një tifoz i klubit Spartak u sulmua nga një grup të rinjsh nga jugu i Rusisë.
XS
SM
MD
LG