Ndërlidhjet

Republikani ngadalëson miratimin e traktatit START



Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar një senator Republikan se po e pengon miratimin e marrëveshjes së re START me Rusinë për kontrollin e armatimit bërthamor.

Senatori Xhim DeMint nga Karolina e Jugut ka njoftuar se ai do ta lexojë me zë tërë tekstin e marrëveshjes në Senat, një taktikë e cila pritet të zgjatë 12 orë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se me këtë hap, lojërat e brendshme politike vihen para sigurisë kombëtare.
XS
SM
MD
LG