Ndërlidhjet

Tadiq i gatshëm të takojë Thaçin



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Duhet të bisedojmë me çdonjërin, të cilin shqiptarët e Kosovës do ta zgjedhin si përfaqësuesin legjitim të tyre”, deklaroi Tadiq.

Presidenti serb tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin.

Në pyetjen nëse ai është i gatshëm të takohet me Thaçin, Tadiq është përgjigjur pozitivisht.

“Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik”, tha presidenti serb, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare “duhet të marrë qëndrim” lidhur me raportin e Martit.
XS
SM
MD
LG