Ndërlidhjet

39 të vrarë nga shpërthimi në Iran


Të paktën 39 njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 100 janë plagosur në juglindje të Iranit, në atë që dyshohet të jetë sulm vetëvrasës.

Sulmi ndodhi para xhamisë së Imam Hyseinit në qytetin Çahbahar në provincën Sistan-Baluçistan afër kufirit me Pakistanin.

Në kohën e sulmit, pelegrinët merrnin pjesë në një ceremoni fetare duke përkujtuar vdekjen e imam Hyseinit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG