Ndërlidhjet

Rusi: Sulmohet avokati për të drejtat e njeriut



Një avokat për të drejtat e njeriut në Rusi e ka humbur shikimin në njërin sy pasi u sulmua nga persona të panjohur para shtëpisë së tij në një paralagje të Moskës.

Jefgenij Bobrov fillimisht kishte refuzuar mjekimin pas incidentit të sotëm, por ishte paraqitur në spital pasi kishte humbur shikimin në njërin sy.

Avokati nuk është grabitur, ndaj grupet për të drejtat e njeriut e ndërlidhin sulmin me punën e tij.
XS
SM
MD
LG