Ndërlidhjet

KQZ shpreh brengosje për disa zhvillime në ditën e zgjedhjeve



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shprehur brengosjen lidhur me “disa zhvillime në ditën e zgjedhjeve, në disa qendra të votimit në Kosovë”.

Në komunikatën e KQZ-së thuhet se “aktualisht, Qendra e numërimit dhe rezultateve pranë KQZ-se, është në procesin e përpilimit të rezultateve".

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se “rezultatet preliminare nuk prodhojne efekt juridik dhe KQZ-ja do të dalë me rezultate përfundimtare pasi të merren të dhënat nga Qendra e Numrimit të Rezultateve si dhe të shqyrtohen ankesat nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa”.

Daka ka thënë se "nëse ka parregullsi që do të argumentohen, KQZ-ja do t'i korrigjojë rezultatet”, ndërsa "ata që kanë shkaktuar shkelje, do të përgjigjen edhe penalisht”.
XS
SM
MD
LG