Ndërlidhjet

SHBA padit BP dhe 8 kompani për derdhjen e naftës në Gji



Departamenti i Drejtësisë në SHBA i ka paditur sot kompaninë British Petroleum dhe tetë kompani tjera për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Aktpadia e administratës Obama kërkon që kompnitë të japin llogari për të gjitha shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara, përfshirë dëmet ndaj resurseve natyrore.

Pas shpërthimit në të cilin e humbën jetën 11 vetë, vlerësohet se në det u derdhën më shumë se 757 milionë litra naftë. Kompania BP i konteston këto shifra.
XS
SM
MD
LG