Ndërlidhjet

SHBA: E marrim seriozisht raportin, të paraqiten provat


Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj raportit të Dik Martit nga Këshilli i Evropës, që kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçin, e ndërlidhë me grupin e trafikimit të organeve njerëzore, dhe kërkojnë që të paraqiten provat lidhur me këtë rast.

“Ky është propozim raport dhe ne jemi të vetëdijshëm për të”, u tha reporterëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowley, mbrëmë vonë në Uashington.

Mëtutje ai theksoi se “i marrim të gjitha akuzat kredibile për aktivitet kriminal shumë seriozisht, dhe çfarëdo dëshmie dhe burime të cituara në këtë raport, duhet të ndahen me autoritetet kompetente, për udhëheqjen e hetimit përkatës dhe të plotë”.

Zëdhënësi Crowley tha se “sundimi i ligjit është çështja kryesore për stabilitet dhe progres në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG