Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Gjykata vendos për ankesën ndaj lirimit të Asanxhes


Një gjyq britanik do të vendos gjatë ditës së sotme se a do të lirohet nga arresti, themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Xhulian Asanxh, pas ankesës së prokurorisë.

Një gjykatë e nivelit më të ulët, dje vendosi në favor të Asanxhes, duke lejuar lirimin nga arresti, pas pagesës prej 317 000 dollarëve.

Por, Suedia ka paralajmëruar ankesë, pasi dëshiron ta marrë në pyetje Asanxhen, lidhur me akuza për keqtrajtim seksual.

Xhulian Asanxh e ka zemëruar Uashingtonin duke i publikuar dokumentet sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara, në faqen e tij në Internet, WikiLeaks.

Mbështetësit e 39 vjeçarit, Xhulian Asanxh, nga Australia, thonë se akuzat janë të fryera dhe politikisht të motivuara.
XS
SM
MD
LG