Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe: Nuk ka bisedime paqesore pa planin e SHBA-ve


Liga Arabe thotë se nuk do të ketë rifillim të bisedimeve ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Sekretari i përgjithshëm i saj, Amër Musa, tha se komiteti për procesin e paqes i kësaj lige, së pari dëshiron të shohë se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar “plan serioz” për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Palestinezët u tërhoqën nga bisedimet në muajin shtator, pasi Izraeli refuzoi ta ndalë bllokimin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar, përkundër kërkesave nga Uashingtoni që ta bëjë këtë.
XS
SM
MD
LG