Ndërlidhjet

SHBA: Richardson e fillon vizitën në Korenë Veriore


Guvernatori i shtetit amerikan, Meksika e Re, Bill Richardson, e fillon sot vizitën jozyrtare në Korenë Veriore, përkundër periudhës së tensioneve në rritje, pas bombardimit të një ishulli të Koresë Jugore nga ana e Phenianit, muajin e kaluar.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Richardsoni nuk dërgon mesazh në Korenë Veriore për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Richardson, që deri tash ka pasur disa udhëtime në Korenë Veriore, ka theksuar se pret që të ketë mesazh nga zyrtarët në Phenian.

Ai po shkon në Korenë Veriore, pasi bisedimeve në Kinë, që është aleati kryesor dhe i vetëm i Phenianit.
XS
SM
MD
LG