Ndërlidhjet

Nis samiti për krizën në Eurozonë


Angela Merkel
Angela Merkel
Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë hapat eventualë për të përballuar krizën e borxheve që ka goditur tashmë Greqinë, ndërsa kërcënon të prekë edhe Portugalinë e Spanjën.

Zgjerimi i fondit aktual të BE-së për krizat është ndër masat e mundshme që do të diskutohet gjatë samitit dyditor në Bruksel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti se euroja ishte një monedhë e fortë dhe se ajo duhet të mbrohet.

Megjithatë, ka zëra që thonë se takimi nuk do të sjellë ndonjë vendim radikal për zgjidhjen e krizës aktuale.
XS
SM
MD
LG