Ndërlidhjet

Afganistan: Shqetësime se janë vrarë civilët


Ka shqetësime se së paku 10 civilë afganë janë vrarë nga një bombë në një rrugë, në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Zyrtarët lokalë thanë se eksplodimi në vendin Kesh-e Kohna, afër kufirit me Turkmeninë, ishte tejet i fuqishëm dhe shkaktoi vrasjen e pjesës më të madhe të udhëtarëve në minibus.

Raportohet se minibusi ishte i mbushur me një familje të zgjeruar.
XS
SM
MD
LG