Ndërlidhjet

Irlanda humbet në Strasburg



Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur kundër Irlandës, drejtësia e së cilës kishte ndaluar një të sëmurë me kancer që të kryente abort.

Gjykata e Strasburgut arriti në përfundimin se Irlanda nuk kishte respektuar të drejtat e gruas në fjalë dhe familjes së saj. Bëhet fjalë për një të mbijetuar nga kanceri, e cila donte të ndërpriste shtatzaninë, pasi druhej se kjo do të ndikonte në rikthimin e sëmundjes.

Irlanda do t'i paguajë 15 mijë euro të dëmtuarës.
XS
SM
MD
LG