Ndërlidhjet

Komiteti i Çështjeve Ligjore kërkon hetim mbi provat për trafik organesh



Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për nje seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dik Martit.

Në një rezolutë të miratuar njëzëri nga Komiteti thuhet se "ka indikacione të numërta dhe që përputhen", të cilat konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t'i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike.

Asambleja Parlamentare do ta diskutojë raportin në 25 janar.

XS
SM
MD
LG