Ndërlidhjet

Iraku në 5 vjet ekzekutoi 257 njerëz



Zyrtarët irakianë kanë konfirmuar se 257 persona, në mesin e të cilave gjashtë gra, janë ekzekutuar në këtë vend nga viti 2005.

Deklarata e zëvendësministrit të drejtësisë, Busho Ibrahim vjen në kohën kur Kombet e Bashkuara kërkojnë nga Iraku të heqë nga kodi penal dënimin me vdekje.

Ibrahimi theksoi se dënimi me vdekje jepet për pesë kategori krimesh, vrasje, terrorizëm, rrëmbim, trafik droge dhe krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG