Ndërlidhjet

Sulmuesi vetvrasës i Stokholmit, s'ka qenë vetëm



Autoritetet suedeze thanë se sulmuesi vetvrasës që hodhi veten në erë dhe plagosi dy veta javën e kaluar në Stokholm mund të mos ketë vepruar i vetëm.

Burimet zyrtare pohojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga të tjerë në përgatitjen e sulmit. Fillimisht hetuesit menduan se Taimur Abdul vahab kishte vepruar vetëm.

Megjithë sulmin e javës së kaluar Suedia nuk do të rrisë nivelin e gatishmërisë për shkak të rrezikut nga terrorizmi.
XS
SM
MD
LG