Ndërlidhjet

Palestinezët kërkojnë njohje nga vendet evropiane



Palestinezët u kanë bërë thirrje vendeve evropiane që ta njohin shtetin e pavarur palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, si përpjekje për ta realizuar shtetësinë përkundër bisedimeve paqësore me Izraelin.

Bisedimet kanë ngecur prej shtatorit, kështu që palestinezët tash kërkojnë rrugë alternative për realizimin e qëllimeve të tyre.

Negociatori palestinez Nabil Shaat tha se ka kërkuar nga Franca, Britania, Suedia, Danimarka dhe nga emisari i Bashkimit Evropian në bisedimet paqësore, që ta njohin vijën e demarkacionit para luftës së vitit 1967 si kufi ndërmjet Izraelit dhe shtetit palestinez.

Këtë javë, BE-ja njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez në "një kohë të duhur", duke lënë të kuptohet se kjo do të bëhet pas arritjes së marrëveshjes paqësore me Izraelin.

Shtetin palestinez e kanë njohur vendet arabe dhe ato afrikane, si dhe Brazili dhe Argjentina.
XS
SM
MD
LG