Ndërlidhjet

Thaçi: Akuzat e Martit janë kundër Kosovës



Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti janë të drejtuara kundër Kosovës, kundër luftës së UÇK-së dhe kundër tij personalisht.

Thaçi kërkoi që populli i Kosovës t'i marrë me qetësi këto raporte, ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar për zbardhjen e së vërtetës.

Thaçi tha se do t'i ndjekë mjetet legale dhe politike për të hedhur poshtë përmbajtjen e raportit, duke përfunduar se në fund do të triumfojnë drejtësia dhe e vërteta.
XS
SM
MD
LG