Ndërlidhjet

VV: UÇK-ja nuk mund të njolloset përmes individëve



"Pretendimi për ta njollosur UÇK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ", thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetvendosje lidhur me raportin e Dik Martit.

Raporti i Martit akuzon Thaçin dhe disa ish drejtues të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshi trafikimin e organeve.

"UÇK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së", vazhdon komunikata e Vetvendosjes.

"Ne druhemi se këto pretendime të Këshillit të Evropës nuk janë në funksion të drejtësisë, por gjithnjë drejt rritjes së trysnisë ndaj Hashim Thaçit për negociata dhe koncesione të reja me Serbinë për hyrjen e saj sa më të përshpejtuar në BE. Populli i Kosovës nuk ka pse ta paguajë çmimin e makinacioneve të stabilitetit rajonal nëpërmjet figurave politike të lidhura me krimin e organizuar ballkanik. Edhe bastisjet e EULEX-it nëpër ministri dhe shtëpitë luksoze të politikanëve, kurrë nuk u pasuan me drejtësi, por vetëm me presion politik në shkëmbim të dëgjueshmërisë, vlerëson Vetvendosja.

XS
SM
MD
LG