Ndërlidhjet

Australi: WikiLeaks nuk ka kryer vepra të jashtëligjshme


Policia australiane tha se WikiLeaks duke publikuar dokumentet sekrete diplomatike amerikane, nuk ka kryer vepra kriminale në Australi.

Policia australiane qe urdhëruar që të hetojë WikiLeaks-in, pasi që Australia është shteti i themeluesit të faqes së internetit.

Xhulian Asanzhe u lirua me kusht në Britani të enjten, ndërsa po pret akuzat për krime seksuale në Suedi.

Ai dhe avokatët e tij, megjithatë, kanë shfaqur frikën se prokurorët amerikanë mund të përgatiten për ta akuzuar për spiunazh për shkak të publikimit të dokumenteve nga WikiLeaks.
XS
SM
MD
LG