Ndërlidhjet

logo-print

Politika japoneze e mbrojtjes fokusohet në rritjen e Kinës


Pas rishikimit të prioriteteve të saj të mbrojtjes, Japonia tha se duhet të fokusohet në rritjen e Kinës dhe jo në kërcënimin e luftës së ftohtë nga ana e Rusisë.

Udhëzimet e publikuara sot bëjnë thirrje për një aleancë të fuqishme me SHBA-të, aleatin më të madh të Japonisë, dhe zgjerimin e rrjeteve të sigurisë me partnerët rajonalë, përfshirë Korenë Jugore.

Politika e plotësuar japoneze e mbrojtjes vjen në kohën kur në rajon janë rritur tensionet për shkak të Koresë Veriore, e cila muajin e kaluar granatoi një ishull të Koresë Jugore dhe zbuloi synimet për pasurim të uraniumit.

Në Pekin, zyrtarët i thanë zëvendës sekretarit amerikan të shtetit Xhejms Stajnberg se të dy shtetet duhet të bashkëpunojnë për të ulur tensionet në Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG