Ndërlidhjet

Larry King lë emisionin pas 25 vjetësh


Udhëheqësi i njohur amerikan Larry King udhëhoqi të enjten emisionin e fundit në CNN pas 25 vjetësh në të njëjtën ulëse.

Në emisionin emotiv u përfshinë edhe përshëndetjet nga presidentë dhe rivalët nga televizionet tjera.

Kingu, 77 vjeçar, i cili do të zëvendësohet nga ish gazetari britanik Piers Morgan, përfundimisht i tha lamturmirën emisionit “Larry King Live”, të cilin e udhëhoqi që nga viti 1985.

Presidenti Barak Obama i ka dërguar atij një video-mesazh duke e quajtur “njërin nga gjigantët e transmetimit”, ndërsa King është lavdëruar edhe nga udhëheqësit rivalë të televizioneve tjera si Barbara Walters, Diane Sawyer dhe Katie Couric.

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është paraqitur për të dhënë njoftimin se kishte shpallur Ditën e Larry King-ut në shtetin perëndimor amerikan.

Rrjeti i CNN-it, që dikur dominonte me lajme ndërkombëtare po lufton kundër dobësimit të audiencës dhe luftës së ashpër nga konkurrentët e rinj, ndërsa zëvendësimi i King-ut nga Morgani më agresiv, shihet si pjesë e një përpjekje për të fituar shikues të rinj.
XS
SM
MD
LG