Ndërlidhjet

logo-print

Kina, pas Indisë, forcon lidhjet me Pakistanin


Kryeministri kinez Uen Xhabao pritet të vizitojë sot Pakistanin në një vizitë triditëshe që ka për qëllim forcimin e lidhjeve edhe ashtu të fuqishme dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare.

Uen pritet të nënshkruajë marrëveshje që kapin vlerën deri në 14 miliardë dollarë.

Ai arrin në Islamabad pas një një viizte dyditëshe në Indi, kur siguroi më shumë se 16 miliardë dollarë në marëveshjet tregtare dhe u zotua për mbështetjen politike të Kinës për Indinë.

Sot në Pakistan, Uen do të synojë që të risigurojë Pakistanin se lidhjet energjetike, ushtarake dhe ekonomike mbesin të forta, me gjithë raportet e ngrohta të Kinës me Indinë.
XS
SM
MD
LG