Ndërlidhjet

Vendimi i PZAP-it, i drejtë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të anulohen votimet në Drenas, Skenderaj e Deçan, si dhe në një qendër votimi në Malishevë dhe një në Lipjan, është vendim i drejtë dhe i bazuar në argumente, vlerësojnë njohësit e rrethanave zgjedhore në Kosovë.

Adnan Merovci, ish-kryeshef i Komisionit Qendror Zgjedhor, thotë se vendimi në fjalë është konform Ligjit për zgjedhjet.
...është në kompetencë të PZAP-it të anulojë, gjegjësisht të çojë në rivotim një ose më tepër vendvotime apo qendra të votimit. Kështu që kjo është konform me ligjin.

“Këtë e parasheh edhe neni 120, paragrafi 1, pika D, ku thuhet se para certifikimit të rezultateve, është në kompetencë të PZAP-it të anulojë, gjegjësisht të çojë në rivotim një ose më tepër vendvotime apo qendra të votimit. Kështu që kjo është konform me ligjin”.

“Mendoj se situata e krijuar, me këtë do të sqarohet dhe do të menaxhohet mirë... Kjo do t’i ndihmojë në përgjithësi komponentit të besueshmërisë së procesit të përgjithshëm zgjedhor”,
thotë Merovci.

Sipas tij, sa i përket aspektit ligjor, mbetet ende hapësirë për shqyrtim të ankesave të subjekteve politike.

Ngjashëm thotë edhe Mazllum Baraliu, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në qoftë se përsëri janë të pakënaqura, ato subjekte do të shkojnë në Gjykatë Supreme. Gjithsesi se është legjitime dhe e drejta e tyre është e pakontestueshme, që të kontestojnë segmente të caktuara në vendvotime dhe qendra të votimit, ku ata mendojnë se ka pasur shkelje”, thekson Baraliu.

Në anën tjetër, disa subjekte politike - garuese në zgjedhjet e 12 dhjetorit - janë deklaruar se nuk e pranojnë fare rezultatin e zgjedhjeve si dhe kërkojnë anulim të procesit dhe përsëritje të tërësishme të tij.

Sipas Baraliut, përsëritja e tërësishme e procesit zgjedhor nuk ka bazë ligjore.
I tërë procesi nuk mund të rrezikohet dhe nuk mund të pretendohet të përsëritet, për shkak të disa lëshimeve, qofshin ato edhe serioze.

“Kjo nuk mund të bëhet në bazë të Kushtetutës, sepse Kushtetuta nuk ka dispozita të tilla, e as në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, sepse as ky ligj nuk ka dispozita të tilla. Pra, nuk i parasheh situatat e tilla në mënyrë eksplicite dhe takstative, përveç nëse dikush dëshiron ta interpretojë në mënyrë ekstensive ndonjë normë të ligjit. Megjithatë, nuk ka askund ndonjë normë që e lejon një gjë të tillë”.

“I tërë procesi nuk mund të rrezikohet dhe nuk mund të pretendohet të përsëritet, për shkak të disa lëshimeve, qofshin ato edhe serioze”
, shprehet Baraliu.

Adnan Merovci thotë se kërkesat eventuale për përsëritje të zgjedhjeve mund të konsiderohen kërkesa të karakterit politik, që nuk prodhojnë efekte ligjore.

Por, sipas tij, është vendimi i Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave ai që ka nxjerrë në pah një “situatë të pakëndshme”, e cila, siç thotë Merovci, në një masë e komprometon procesin zgjedhor.

“Kjo nuk është çështje e këndshme. Megjithatë, unë mendoj se duhet të bazohemi në forcën e sundimit të ligjit. Normalisht, nuk është ndjenjë e mirë dhe mund ta komprometojë në përgjithësi procesin, por nuk flitet për një degjenerim total”.

“Është një parregullsi tashmë e lokalizuar, e njohur për opinion, e detektuar edhe prej vëzhguesve ndërkombëtarë. Kështu që, mbetet të zbatohet ligji, instancat kompetente të merren me të dhe çdo gjë do të korrigjohet”,
konkludon Merovci.

Lexoni edhe këto:
Partitë dhe OJQ-të: Proces i manipuluar
Kosova në krizë politike
XS
SM
MD
LG