Ndërlidhjet

KMDLNJ kritikon vendimin e PZAP-it


Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin siç është thënë me një aspekt të vendimeve të PZAP-it për të përsëritur zgjedhjet në tërësi në ato komuna ku parregullsitë kanë qenë më të theksuar përkatësisht në Drenas, Skënderaj dhe Deçan.

"KMDLNj përshëndet vendimin e PZAP-it që të ripërsëriten zgjedhjet vetëm në vendvotimet ku ka pasur parregullsi në Malishevë dhe Lipjan. Zgjedhjet duhet të shpallen vetëm në ato vendvotime ku janë vërtetuar parregullsitë për të cilat janë ankuar subjektet politike dhe jo në tërë territorin e Kosovës".

"Kjo për faktin së nëse në ndonjë qendër të votimit nuk ka pasur ankesa dhe nuk janë parë parregullsitë, rivotimi do të thotë presion për votuesin dhe për zyrtarët e qendrave të votimit që kanë vepruar sipas ligjit", thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Kjo organizatë ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i ndjekë penalisht ata që kanë manipuluar me votën.

Sipas KMDLNj përgjegjësia për këto manipulime bie edhe mbi institucionet që kanë organizuar këto zgjedhje si dhe mbi ato që i kanë monitoruar ato.

"Mosraportimi me kohë për parregullsitë që e rrezikojnë procesin zgjedhor është baras me pëlqimin për manipulim. Kjo duhet të përcillet me përgjegjësi, së paku morale dhe pse jo edhe penale", thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
XS
SM
MD
LG