Ndërlidhjet

Larry King lë emisionin pas 25 vjetësh


Udhëheqësi i njohur amerikan, Larry King, udhëhoqi të enjten emisionin e fundit në CNN, pas 25 vjetësh në të njëjtën ulëse. Në emisionin emotiv u përfshinë edhe përshëndetjet nga presidentë dhe rivalë të televizioneve të tjera.

Kingu, 77-vjeçar, i cili do të zëvendësohet nga ish-gazetari britanik, Piers Morgan, përfundimisht i tha lamturmirën emisionit “Larry King Live”, të cilin e udhëhoqi që nga viti 1985.

Presidenti Barak Obama i ka dërguar atij një video-mesazh, duke e quajtur “njërin nga gjigantët e transmetimit”, ndërsa King është lavdëruar edhe nga udhëheqësit rivalë të televizioneve tjera, si: Barbara Walters, Diane Sawyer dhe Katie Couric.

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, është paraqitur për të dhënë njoftimin se kishte shpallur Ditën e Larry King-ut në shtetin perëndimor amerikan.

Rrjeti i CNN-it, që dikur dominonte me lajme ndërkombëtare, po lufton kundër dobësimit të audiencës dhe luftës së ashpër nga konkurrentët e rinj, ndërsa zëvendësimi i Kingut nga Morgani më agresiv, shihet si pjesë e një përpjekje për të fituar shikues të rinj. (a.i.)

Lamtumira e Kingut:

XS
SM
MD
LG