Ndërlidhjet

logo-print

FOL: Prokuroria të ngre padi kundër komisionerëve


Lëvizja FOL ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi të ngre padi penale ndaj komisionerëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 21 qendrat e
votimit ku Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se ka pasur manipulim të votave dhe parregullsi.

Kjo lëvizje ka kërkuar gjithashtu hetime edhe për qendra të tjera të vendvotimeve.

“Vendimet e PZAP dëshmojnë se vota e qytetarëve, në pjesë të ndryshme të Kosovës nuk ishte personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës në nenin (45)".

"Kultura e mos-ndëshkimit duhet të ndërpritet. Para datës 9 janar 2011, Prokuroritë përkatëse duhet të ngrehin padi ndaj komisionerëve dhe personave të tjerë përgjegjës në 21 qendrat e votimit ku do të përsëriten zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes FOL.

Po ashtu, Lëvizja FOL shpreh shqetësimin me numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nisë një hetim për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG