Ndërlidhjet

Korea Veriore sërish kërcënon Seulin


Korea Veriore tha se do të sulmojë po që se Koreja Jugore mban stërvitjet artilerike siç i ka paralajmëruar.

Një deklaratë e lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA tha se hakmarrja e Phenianit do të jetë shumë më e fuqishme sesa granatimi i muajit të kaluar në ishullin koreano-jugor, nga i cili u vranë 4 persona.

Granatimi shënonte herën e parë që nga lufta koreane e viteve 1950-1953, kur Veriu kishte sulmuar territorin e Koresë Jugore.

Stërvitjet pritet të mbahen nga 18 deri më 21 dhjetor.
XS
SM
MD
LG