Presidenti Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin deklaratën e Kombeve të Bashkuara për popujt autoktonë, të cilën Uashingtoni refuzoi ta bëjë kur u miratua në vitin 2007.
"Në prill kemi paralajmëruar se do ta rishqyrtojmë qëndrimin tonë mbi deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e popujve autoktonë. Tash mund të shpall se SHBA e mbështesin atë deklaratë", tha Obama në një takim me udhëheqësit e fiseve indiane në Uashington.
"Ne gjithmonë kemi dëshiruar respektimin e institucioneve dhe qytetërimit të pasur të popujve autoktonë", tha Obama.