Ndërlidhjet

logo-print

LDK e kënaqur me vendimin për rivotim të pjesëshëm



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me vendimin e KQZ-së që vendvotime në Drenas, Skenderaj e Deçan të shkojnë në rivotime.

Pas një takimi të Kryesisë së LDK-së me degët e saj, Mustafa tha se është analizuar procesi dhe se ka një pajtim me disa vërejtje me vendimet e KQZ-së që pasuan rekomandimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.

“Jemi të kënaqur me vendimin e KQZ-së për tri komuna, kurse kemi edhe vërejtje tjera të cilat tash do t’i adresojmë në Gjykatën Supreme”, tha Mustafa.

Vërejtjet kryesore që LDK do t’i adresoj në Gjykatën Supreme, sipas Mustafës kanë të bëjnë me Malishevën ku ai tha se ka pasur parregullsi të shumta.
XS
SM
MD
LG