Ndërlidhjet

O'Rajlli: Tribunali do të refuzonte takimin Thaçi-Haradinaj



Ekipi mbrojtës i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është përgjigjur në raportet e disa mediave se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi synon ta vizitojë Haradinajn në Hagë, për të diskutuar, siç është thënë, “çështje politike”.

Në komunikatën e koordinatorit të ekipit mbrojtës, Majkëll O’Rajlli, thuhet se “ky takim në radhë të parë do të duhet të kërkohet nga vetë Haradinaj dhe duke marrë për bazë të gjitha rrethanat, një kërkesë e tillë për takim do të refuzohej nga Tribunali”.

Në komunikatë shprehet “befasia dhe zhgënjimi i thellë me vendimin e Dhomës së Apelit për anulimin e vendimit të Trupit Gjykues për lirimin e përkohshëm të Haradinajt gjatë periudhës së pushimeve”.
XS
SM
MD
LG