Ndërlidhjet

CEFTA përballë krizës politike


Gjatë vitit 2010, CEFTA-n e ka drejtuar Serbia. Kjo e fundit dhe Bosnjë-Hercegovina që dy vjet kanë bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.
Gjatë vitit 2010, CEFTA-n e ka drejtuar Serbia. Kjo e fundit dhe Bosnjë-Hercegovina që dy vjet kanë bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.
Formimi ose jo i institucioneve të reja nuk do të kushtëzojë udhëheqjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore; Kosova, nga janari i vitit të ardhshëm, do të kryesojë me CEFTA-n, thonë autoritetet përgjegjëse.

Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë në largim, megjithatë, shpreson se angazhimet rreth marrjes së kryesisë do ta gjejnë Kosovën me qeveri të re, meqë, sipas tij, aktivitetet e CEFTA-s nisin në muajin shkurt apo mars.

“Meqë CEFTA dhe aktivitetet e saj nuk do të fillojnë menjëherë pas vitit të ri, por në muajin e dytë dhe të tretë, konsideroj se mungesa e institucioneve qeveritare, gjegjësisht mosformimi i qeverisë nuk do të ndikojë shumë në punët dhe planet për vitin 2011 – me kusht që institucionet qeveritare formohen në janar të 2011-ës“, thotë Keqa.

As Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, nuk e sheh si problem situatën aktuale politike. Kjo e fundit, sipas tij, nuk do të ndikojë negativisht në kryesimin e Kosovës me CEFTA-n, përkundër vështirësive që mund të paraqiten.

“Është normale që mund të paraqesë një vështirësi në fillimin e punës, por strukturat që janë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, besoj se mund t’i kryejnë punët, derisa nuk emërohet ministri i ri”.

“CEFTA fillon kah fundi i marsit, kështu që besoj se deri në atë kohë do t’i kemi institucionet dhe ministri i ri do të arrijë me sukses ta fillojë punën në kryesimin e saj”,
shprehet Zharku.

Por, ndryshe mendojnë ekspertët për çështje ekonomike. Lumir Abdixhiku, nga Instituti “Riinvest”, e konsideron sfidë për institucionet e Kosovës marrjen e presidencës së radhës së CEFTA-s. Sipas tij, ndryshimet politike në vend kanë vështirësuar menaxhimin e këtij projekti rajonal.

“Kriza politike në vend e ka paralizuar këtë vendimmarrje dhe i ka paralizuar të gjithë akterët që kishin mundur të marrin një vendim të tillë”.

“Kjo gjë ka një kosto për Kosovën, për shkak se po e humbasim gradualisht një rast mjaft të shkëlqyeshëm, për t’i përmirësuar marrëdhëniet tona tregtare me vendet që kanë bllokuar qarkullimin e mallrave dhe të mirave të vendit tonë”,
thotë Abdixhiku.

Gjatë vitit 2010, CEFTA-n e ka drejtuar Serbia. Shteti serb dhe Bosnjë-Hercegovina që dy vjet kanë bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, vazhdon ende diskutimi i modaliteteve që gjatë kryesimit të Kosovës, takimet e CEFTA-s të mbahen pa simbole shtetërore.

Flamur Keqa thotë se një gjë e tillë ka karakter politik dhe, sipas tij, për të duhet të vendosin autoritetet e larta qeveritare.

“Sa u përket modaliteteve të mbajtjes së takimeve, kjo është vetëm edhe një element apo një pikë, e cila ka nevojë për një vendim politik. Ky është elementi i vetëm që ka mbetur pezull deri më tani
”, thekson Keqa.

Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e CEFTA-s në korrik të vitit 2007. Marrëveshja në atë kohë ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG