Ndërlidhjet

Pensionisti ia kthen ndihmat Kalifornisë



Një pensionist nga Karolina e Jugut i ka dërguar shtetit të Kalifornisë një çek prej 10 mijë dollarësh, në shenjë vlerësimi për ndihmën që e kishte pranuar si i papunë kur kishte jetuar atje tri dekada më parë.

Denis Ferguson, 74 vjeç, i kishte mbledhur ndihmat për katër muaj në vitin 1964.

Ai tha se asistenca prej 1.100 dollarësh në muaj i kishte ndihmuar t’a vazhdojë shkollimin, të fillojë karrierë të re dhe përsëri të ngritet në këmbë.

Ferguson tha se dëshiron ta shprehë mirënjohjen e tij, duke i kthyer paratë me kamatë.
XS
SM
MD
LG