Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 24 militantë


Nga tri sulme të dyshuara amerikane janë vrarë 24 militantë të dyshuar në rajonin pakistanez të Kyberit, në kufi me Afganistanin.

Raportohet se sulmet e së premtes kanë ndodhur brenda orëve.

Një sulm i ngjashëm ka vrarë një ditë më parë 7 të dyshuar në të njëjtin rajon.

Ndërkohë, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë thënë se CIA e ka tërhequr zyrtarin e tij të lartë në Pakistan, për shkak se po i kërcënohej jeta.

Nuk ka pasur deklaratë zyrtare të CIA-s në lidhje me këtë.
XS
SM
MD
LG